Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Dritan Hila për mbledhjen e opozitës në Shkodër: Ishte akt i nevojshëm; qyteti ka dalë jashtë kontrollit
Analisti Dritan Hila e konsideron një akt të mirëmenduar dhe të nevojshëm mbledhjen që opozita zhvilloi sot në Shkodër, pasi ky qytet ka dalë jashtë kontrollit.
“Shkuarja në Shkodër unë e quaj akt sensibilizimi të mirëmenduar dhe të nevojshëm, sepse Shkodra është një qytet i dalë jashtë kontrollit”, deklaroi Hila në një intervistë për ‘Ora News’.
Hila e konsideroi turp për politikën shqiptare që Shkodra të lihet pre e bandave të krimit, ndërsa bëri përgjegjës për situatën të gjitha partitë politike.
“Të lihet Shkodra pre e bandave dhe e të fortëve është turp i politikës shqiptare. Turp i madh është i socialistëve që janë në fuqi, turp i madh është i demokratëve që kanë goxha pjesë të tortës, turp i madh është i LSI. Asnjëri mos bëjë të paditurin apo të virgjërin sikur ça ndodhi. Të gjithë shkodranët e dinë në terren se kush janë të fortit e atyre bandave. Nuk është problemi i mosbesimit tek policia, në përgjithësi kanë mosbesim tek politika dhe shteti. Sepse e dinë që ndërrimi i pushtetit do të thotë ardhja e ca të fortëve të tjerë në drejtimin e botës "underground", tha analisti.
Pas denoncimit të Bashës, FNSH vihet në lëvizje dhe rrethon Shkodrën; kontrolle në Tiranë dhe Durrës