Flash News

E-TJERA

“Dritan Leli më tha s’ta solli unë shiun. Të merrnit masa”, banorët e përmbytur ankohen tek Basha

“Dritan Leli më tha s’ta solli unë shiun. Të merrnit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa nga afër gjendjen alarmante humanitare në zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës. Darzeza në Fier ishtë një zonë e izoluar, ku banorët përdornin varkat për të komunikuar me pjesën tjetër. Lulzim Basha falenderoi anëtarët e Forcave të Armatosura, të cilët po punonin për riparimin provizor të rrugës së shkatërruar. Në Ferras, zona më e prekur nga përmbytjet, banorët i thanë kreut të opozitës se janë braktisur plotësisht nga autoritetet qëndrore dhe lokale.

Lulzim Basha vizitoi edhe zonën e Novoselës në Vlorë, një tjetër zonë e përmbytur, ku realiteti ishte i njëjtë si në Ferras, braktisje e banorëve nga qeveria.

Një banore i tha Bashës: “Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. I kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S’ta solla unë shiun më tha dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte i thashë. Ta ngrinte çupa më tha. i thashë mos më jep mend mua dhe i thashë ik.

Një tjetër banor ankohet: “Dalin në televizior me paturpësinë më të madhe dhe thonë kemi sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë.

Basha: Ju kanë sjellë gjë?

Banori: Deri tani nuk ka ardhur njeri. zero.

Basha: U kanë sjellë ujë apo ushqim?

Banorët: Jo jo fare.

Banorët denoncuan me dokumenta edhe mashtrimin e qeverisë me dëmshpërblimet.

Një tjetër banor u shpreh: “Kryeministri na tha nga A dhe Zh do dëmshpërblehen të gjithë personat. Këtu kemi llogaritë bankare dhe dëmin e vitit 2015 dhe asnjë nuk na ka dëmshpërblyer. Të parat, mbetën ato. Ndërsa tani nuk na vjen njeri të na shikojë”, u shpreh ai.

Të fundit