Flash News

KRYESORE

Dritan Shano: Ju ofroj vetëm përulje të pamundurve që ishin çdo herë në çadër

Dritan Shano: Ju ofroj vetëm përulje të pamundurve që ishin

Përmes një statusi në Facebook Dritan Shano, Koordinator i Partisë Demokratike falenderoi dhjetëra-mijëra demokratët që hynë e dolën në Çadrën e Lirisë për 90 ditë me radhë. 

Sipas tij çdo demokrat në shpirt e mendje që erdhi të mbështeste Çadrën e Lirisë po i shërbente njëkohësisht edhe bindjeve të tij politike dhe shoqërore, personale e familjare.

Statusi i plotë:

Reflektim i një dite më pas.

Mendoj se nuk kam asnjë tagër personal të falenderoj dhjetëra-mijëra demokratët që hynë e dolën në Çadrën e Lirisë për 90 ditë me rradhë, në shi, në të ftohtë, në vapë e zagushi, ditën dhe natën. Nëse e bëj këte do më dukej se padrejtësisht e vendos veten një milimeter më lart dhe falenderoj dikë që ka bërë diçka për mua apo për kauzën time. Unë besoj fort se çdo demokrat në shpirt e mendje erdhi të mbështeste Çadrën e Lirisë se ashtu po i shërbente bindjeve të tij politike dhe shoqërore, personale e familjare, dhe jo ndokujt të pajisur me ndonjë pozitë më të lartë, me ndonjë aftësi apo ide më të madhe e më të pastër sesa ajo e secilit prej tyre. Përkundrazi, me besimin në Zot, dhe në kauzën tonë të drejtë, të cilën nuk e përjetoj si një ngjarje por si një proces, unë mund t’u ofroj secilit, sidomos vajzave, zonjave dhe të pamundurve që ishin atje çdo herë, vetëm përuljen time, së bashku me kënaqësinë, krenarinë dhe forcën që ndjej pse isha thjesht njëri nga ata.

Të fundit