Flash News

KRYESORE

Dritan Shano kërkon vigjilencë maksimale: Askënd të mos e gënjejë mendja për Edi Ramën

Dritan Shano kërkon vigjilencë maksimale: Askënd të mos e

Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano kërkon nga demokratët që të tregojnë vigjilencë maksimale sepse zbatuesit e vërtetë marrëveshjes PS-PD, nuk janë ministrat dhe drejtorët, por është baza e partisë.

Në hapjen e fushatës në degën 7 në Tiranë, Shano ka paralajmëruar se asnjë nuk duhet ta gënjejë mendja se Edi Rama nuk do tentojë të përdorë administratën për të përvetësuar votën. Sipas tij, nuk mund të kihet besim ndaj kryeministrit.

Reagimi i Dritan Shanos:

... Zbatuesit e vërtetë të marrëveshjes, nuk janë ministrat dhe drejtorët e sapo instaluar, por do jemi ne këtu. Ne do jemi syri dhe veshi i zbatimit të kësaj marrëveshje. Askënd nuk duhet ta gënjejë mendja se kjo mazhorancë nuk do tentojë të përdorë administratën publike për të blerë, manipuluar dhe përvetësuar votën e shqiptarëve sapo të ketë mundësinë më të vogël. Nuk mund të kihet asnjë lloj besimi tek Edi Rama!...

(dje me degën 7 në startimin e fushatës elektorale)

Të fundit