Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dritan Shano: Kryepolitikanët e Tiranës provojnë se janë xhon-xhon Turqit e shekullit 21, ndaj s’i qas njeri në Bruksel
Nga Dritan Shano
Memoriali i turqve të vdekur në Turqi për çështje organike, të brendshme politike të Turqisë, i ngritur beftaz, me hajni në Tiranë nga Erion Veliaj, dhe i bekuar me/dhe pa heshtje nga kryepolitikanët e Shqipërisë tregon dy gjëra:
1) se Turqia, pasi zotërimeve të tjera strategjike në financat dhe ekonominë shqiptare, me ceremoni zyrtare ka zhvendosur rishtaz kufirin e saj administrativ tek parku i Liqenit në Tiranë, Shqipëri duke ngulur aty këtë memorialin si piramidë kufitare për të demarkuar territorin e saj - ne kemi mjaft memoriale të tilla të vjetra të ndërtuara për 500 vjet rresht anembanë asaj çka u përkufizua si Shqipëri vetëm në 28 Nëntor 1912 ; dhe
2) Kryepolitikanët e Tiranës provojnë me xheste se janë xhon-xhon Turqit e shekullit 21, ndaj edhe nuk i qas njeri në Bruksel. Eshtë e qartë se përfituesit kryesorë të ndërtimit të këtij memoriali janë Erion Veliaj dhe shefi i tij, por dukshëm vasaliteti ndaj Ankarasë është më i gjerë, më kapilar në politikën shqiptare, dhe me ç'duket nuk është vetëm politik the ekonomik. por edhe mendor, organik.
Në të dy rastet, Shqiptarët në shumicë heshtin sikur të dyja këto gjëra mos kishin të bënin drejtpërdrejt as me Shqipërinë dhe as me shqiptarët. Kështu, ka ndodhur edhe me varrezat greke në Shqipëri, për të cilat sidoqoftë reagimi ishte pak më i lartë se heshtja.
Kalamaja, më lejoni t'ju them se resistenca jonë kulturore, shpirtërore, politike, institucionale ndaj sistemit të vlerave perëndimore në këto 30 vjet dalje nga izolimi komunist është aq evident dhe i dhimbshëm sa një gisht i ngulur me forcë në sy; edhe kalamajtë në Europë e kanë kuptuar kaq gjë.
Erion, jam dakort t'i lemë rehat të vdekurit, por t'i lemë në vend të vet. Ti na i sjell në shtëpi, të vdekurit e të tjerëve që as nuk i njohim dhe na urdhëron t'i nderojmë. Mos na i bridh shpirtrat e turqve të vdekur në Turqi si turistë nëpër Tiranë duke na thënë se nuk ka asnjë problem. Jo për gjë por këtë udhëtim memorial e paguajmë me paratë, hapësirën dhe të ardhmen tonë. Po ta kishe ndërtuar në oborrin e shtëpisë tënde nuk do ishte fare problem. Dhe mos thuaj që qyetarët e Tiranës të kanë votuar për këtë.