Flash News

KRYESORE

Dritan Zagani nën kërcënim: Përdorin kodet e mafjes; kujt i trembem

Dritan Zagani nën kërcënim: Përdorin kodet e mafjes; kujt i

Dritan Zagani, ish-shefi i antridrogës , i cili është ndër të parët që akuzoi ish-ministrin Saimir Tahiri për përfshirjen në çëshjet e drogës, sot ndihet i kërcënuar.

Në një lidhje direkte në emisionin "Kjo Javë", Zagani u shpreh se ndonëse në arrati merr kërcënime të herëpashershme në rrjetet sociale.

“Ndihem i kërcënuar, normale. Unë isha në “arrest shtëpie” dhe isha i trembur. Duke qenë aktiv të media ka plotë nga ata që duan të poshtërojnë, kërcënime...ata shkojnë aty ku të dhemb më shumë, drejt familjes”, u shpreh Zagani.

Më tej ai shton se nuk trembet nga kërcënimet e internetit, pasi sipas tij, ata që nuk ndihen janë ata që vrasin. Zagani shton se kërcënohet me kodet e mafjas.

I pyetur më tej nëse ka ndonjë kontakt me politikanët, Zagani tha, “As tani dhe asnjëherë në jetën time. Pavarësisht pozicionit apo gradës, do të vdes si polic”.

Ndërsa shtoi se sa i përket çështjes së tij në gjykatë, po sheh dritë jeshile. “Nuk shpresoj të marr drejtësinë në Gjykatën e Fierit. Dua thjesht të mbyllin procedurat nuk pres drejtësi nga ata”.

Në mbyllje të intervistës, Zagani dha një mesazh për ish-kolegët, “Mos e lejoni veten të bëheni vegla, por jini vetvetja”.

Të fundit