Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Frano Kulli
Për palmat e thara në superstradën Tiranë-Durrës prej dimrit të shkuar , me të vërtetë të egër, me të ftohtë e akull që zgjati më shumë se tre javë, tani nuk flitet më.
Edhe pse u patën shpenzuar shumë para për to e projekti pati qenë mjaft i qortuar që në nisje.Askush nuk dëmshpërbleu, askush nuk u dënua , madje askush nuk kërkoj ndjesë tek paredhënësit (taksapaguesit). Qe projekt i qortuar së pari si një përparësis e zgjedhur gabim.A ishte vërtet vargu me palma në të dy anët e superstradës, që më së paku "hëngri" dy korsi të rrugës, duke i ndryshuar asaj edhe statusin nga autostradë në superstradë , gjëja e duhur që duhej zgjedhur të bëhej e para ? Dhe...a ishin palmat pema e duhur dekorative për atë areal, përtej zgjedhjes disenjuese ? Po ja që dimri i vjetshëm i dha të drejtë qortuesve.
Dhe aspak atij që gjithçka e kish marrë përsipër vetë, kryeministrit triumfator të njëmijë shuplakave, në mandatin e tij të parë kryeministror, të inkuadruar në projektin e tij -metaforë:"Rilindja urbane".
Palmat qenë të parat që u thanë, në këtë segment-arterie kryesore e projektit rilindas. Por , ja që ka kaluar gjysma e vitit që edhe dritat e rrugës janë fikur e nuk ndizen, ndriçimi i kompozuar edhe ai sipas shijes me sqimë kryeministrore është shuar dhe kështu... Arteria kryesore urbane e rilindjes është "çarë" e rilindja është në koma.
E megjithatë, në rrokopujën shqiptare të lajmeve, kur kanë ngjarë të zeza të tjera më të mëdha, kur vendi është kanabizuar cep e në cep, kur qetësia dhe rendi publik ka marrë një krisje të fortë qyshse një Ministër Rendi është nën akuzën e rëndë të lidhjes së dyshuar me trafikun e narkotikëve, kur trupat gjyqësore dhe krejt pallati i drejtësisë kanë rënë në kuotat e nivelit më ulët të besueshmërisë së publikut, kur e gjithë klasa politike gjithashtu qarkohet nga mosbesimi e mosrespekti deri në neveri e përditë vijojnë të dalin skandale në radhë , njerëzia si e dehur "harron" se ekonomia e tij shkon përditë për dhjamë qeni.
Herë në formën e projekteve të dështuara si Rilindja urbane e shpesh në formën e konçensioneve në "dobi" të shendetsisë falas, që e gërryejnë me korrupsionin galopant, të pakrahasueshëm me asnjërin prej vendeve përreth e më përtej.
Qeveria shqiptare dhe krejt shumica politike, që më shumti funksionon si një detashment agjipropi, ka synuar dhe ia ka dalë që ta hallakasë vemendjen publike në gjithfarë kahjesh dhe ta largojë atë nga e përditëshmja qytetëse, nga ekonomia dhe cilësia e jetës, e cila dukshëm bie përditë. Portreti i kryebashkiakut të kryeqytetit, vizatohet përditë e disa herë në ditë, rrugë më rrugë e cep më cep të të gjithë asaj sipërfaqes çfarë qarkon Kryebashkinë e vendit, si të ishte duke udhëhequr vetë "Planin Marshall" të pasluftës së dytë. E megjithatë, në vend që bashkëqytetasit ta pështyjnë fallsitetin e neveritshëm të portretit të "kllounit", ai prap shihet e shihet prapë,përtej cipës së rënë të ekraneve të shplara. Dhe duket se të dy palët së bashku "i ftuari" dhe ata që i bëjnë hosana,kontribuojnë shumë e përditë për shplarjen e trurit të njerëzisë këtu.
Kurrë në një vend normal kjo nuk ndodh e nuk mund të ndodhë.Po kjo ndodh tek ne se ata "gjejnë shesh e bëjnë përshesh", siç thotë një fjala jonë e urtë. Ata e dinë mirë se ne , të sunduarit prej tyre jemi gati të bisedojmë e të "kjajmë hallin e Inglizit në klubin e Mamurrasit...", siç shkruante Fishta më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, kur njerëzia këtu ishte më se 90% analfabete e mizerja ishte kryezonjë. Po pak ka ndryshuar mendësia qysh atëherë...A nuk zgjati me javë debati publik për votën e qeverisë sonë në OKB për Rezolutën e SHBA-së.Këta mjeshtrat e agjipropit e ndollën në atë hulli opinionin publik, sa thua me të vërtetë ky ishte halli më i madh i shqiptarëve. Ani pse vetë vota e tyre , vota e qytetarit për të zgjedhë përfaqësinë e vet , së cilës më pas i besohet jeta publike....., që atje në Amerikë e në vendet normale demokratike është ajo që ndërton shtetin, këtu është shvleftësuar sa një...thes miell. Po halli ynë, i ne "pijetarëve të klubit të Mamurrasit" prap është halli i Amerikës a i Inglizit...!? Se për hallet tona, ska dert...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38