Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trafiku i drogës në vendin tonë ka sjellë shumë atentate, prita, vrasje nëpër banesa, zhdukje e deri edhe kërcënime të njerëzve të ligjit. Rrallë policia dhe prokuroria pranojnë se vrasjet e bujshme dhe masakrat që ndodhin në vendin tonë kanë shkak punët me drogën, por rrallë ngjarjet e pazbardhura kanë shkaqe të tjera, kryesisht këtyre viteve të fundit. Tri ditë më parë, në prokurorinë e Lezhës është depozituar një kallëzim i rrallë. Dy punonjës të policisë rrugore të kësaj drejtorie janë kërcënuar me jetë. E jo vetëm me jetën e tyre por edhe të familjes e fisit të tyre. Historia e dy efektivëve të rrugores së Lezhës është e veçantë në fakt për nga mënyra se si janë gjendur në një vendngjarje dhe tashmë duket se ajo rastësi iu është kthyer në bumerang; ata patrullonin rrugën e Kombit nga Miloti në Fan natën e 26 shkurtit, kur një makinë e karamboluar kishte nxjerrë nga bagazhi dhe pjesët e tjera një sasi të konsiderueshme droge, sasi që ishte shpërndarë nëpër rrugë. Dy policët janë afruar në vendin e përplasjes për të verifikuar gjendjen e personave që ishin përfshirë në aksident, me qëllim t’u jepet ndihma e parë dhe të bënin të mundur hapjen e rrugës meqë ishte bllokuar trafiku. Kur janë afruar te vendi i aksidentit kanë parë se te njëra makinë gjendej një person, ndërsa makina tjetër ishte e braktisur. Janë afruar dhe kanë parë që aty kishte gjithandej lëndë bimore të rëna në tokë dhe asnjë person. Kanë konstatuar se ishte lëndë narkotike dhe kanë njoftuar kolegët e Laçit, meqë zona është në juridiksionin e tyre! Dhe me të ardhur kolegët nga Laçi e Lezha, dy policët e Qarkullimit iu kanë kthyer punës së tyre, duke ua besuar çështjen ekspertëve të antidrogës. Personat që ishin në makinën e drogës ikën në drejtim të paditur, ndërsa aksidenti u mësua që atë natë për shkak të ndjeshmërisë së madhe ndaj aksidenteve pas një sërë ngjarjesh të rënda me 8 viktima në tri ditë. Por historia e drogës u mor vesh të nesërmen. Madje jo tërësisht. U tha se nga njëri prej mjeteve kishte rënë kanabis në tokë, por kaq dhe historia u duk se u mbyll për shkak se zhurma e kokainës së Durrësit e mbyti “shakanë” me kanabisin që derdhej rrugëve të Milotit. Të dhënat për këtë kërcënim vijnë nga prokuroria e Lezhës ndërkohë që tashmë bëhet me dije se po hetohet intensivisht për të identifikuar personin që ka kryer kërcënimin ndaj dy policëve.
Kallëzim
1. L., është oficeri i policisë në telefonin e të cilit kanë mbërritur dy mesazhe kërcënuese për jetën e tij dhe të kolegut të tij, V. L. Në kallëzimin e kryer pikërisht nga marrësi i këtyre mesazheve në prokurorinë e Lezhës mësohet se kërcënuesi ka përdorur edhe faktin se të gjitha të dhënat për të dhe për kolegun e tij i kishte marrë konkretisht tek punonjësit e tjerë të policisë. Burimet nga grupi hetimor tregojnë se në fakt kërcënimet janë serioze por që të dy oficerët e policisë nuk kanë dhënë asnjë emër për shkak se nuk dinë të kenë patuar probleme me asnjë person në të gjithë karrierën e tyre. Dyshimet e para i kanë çuar policët dhe hetuesit të dyshojnë se janë pikërisht njerëz të personave që janë arrestuar për makinën e drogës që mund të kenë kërcënuar dy punonjësit e policisë!
Sms-të kërcënuese
Nga numri i telefonit që është identifikuar si numri nga ka ardhur sms kërcënuese i përket kompanisë AMC; 068 8….1! Personi që i ka dërguar që të dy sms-të nga ky numër përdor fjalor kërcënues në drejtim të familjeve të dy policëve. Të dy sms-të janë dërguar në harkun kohor të dy minutave: “Pse mor bir k***rve më fundose kështu do ma paguani me kokë”-ora 14.17!
Më pas është sms-ja tjetër: “Ju kam marrë të gjitha të dhënat nga kolegët tuaj që mezi priten t’i jepnin o k***rva ishit burra tmir ju paralajmëroj merrni masa me paguani dëmin ndryshe do jet keq për ju dhe familjen tuaj. Vlerësojeni këtë që keni bërë se do iu degjeneroj do jua humb farën dhe fisin”- 14.19!
Aksidenti i makinës së drogës
Dy ditë pas ngjarjes Policia e Shtetit bëri me dije se në lidhje me aksidentin e ndodhur në Milot është arrestuar një i ri në kushtet e flagrancës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Djali i arrestuar, që policia thotë se e ka arrestuar në kushtet e flagrancës, mësohet se është nga një fshat i Kukësit dhe quhet Fadil Tërshalla. Policia nuk ka bërë me dije asnjë të dhënë tjetër në lidhje me atë ngjarje të rëndë, por vetëm ka publikuar të inicialet e tre të kërkuarve dhe emrin e personit të arrestuar. Referuar të dhënave konkrete që vijnë nga Prokuroria bëhet me dije se në atë mjet, ose në tokë, është bërë e mundur të sekuestrohen 50 kg e 730 gramë sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa. Edhe tre personat e tjerë që janë shpallur në kërkim janë mësohet se janë kuksianë dhe se tashmë policia pretendon se edhe mund të kenë lëvizur jashtë vendi. Policia saktëson se përveç arrestimit në kushtet e flagrancës të shtetasit Fadil Tërshalla 25 vjeç i janë referuar materialet Prokurorisë së Lezhës, për shtetasit në kërkim H.S, B.C dhe L.H, përkatësisht 24, 24 e 31 vjeç të gjithë banues në Kukës dhe Gostil. Personave në fjalë iu gjet dhe bllokua më 28 shkurt në cilësinë e provës materiale, 50 kg e 730 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Hetimet
Edhe pse tashmë të gjitha dyshimet për kërcënimin me jetë të dy oficerëve të Policisë Rrugore shkojnë për atë ngjarje në të cilën ata janë gjendur aty duke bërë punën e tyre, hetimet presin të gjejnë fillimisht përdoruesin e atij numri nga kanë ardhur kërcënimet. Tashmë materiali është kaluar në duart e ekspertëve të prokurorisë ndërsa sipas të dhënave ekzistojnë dyshime se kërcënuesit mund të jenë edhe në burg. Edhe pse pretendohet se në burgjet tona nuk mbahen aparatet celularë dyshimet e para flasin për kërcënime që mund të jenë nga persona që ose kanë lidhje me grupin që transportonte drogën atë natë ose janë pjesë e ndonjë rrjeti të trafikut të drogës. Pavarësisht se policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë asnjë detaj më tej për atë rast droge ku lënda narkotike hapet nëpër rrugë, bëhet me dije se personat që gjendeshin atë natë në atë makinë i përkasin një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës. Megjithatë priten verifikimet dhe hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen e kryesisht kërcënimin me jetë të dy punonjësve të policisë!/Shekulli
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38