Flash News

KRYESORE

Droga në Durrës/ Eksperti i kriminalistikës: Policia u nxitua, duhej të priste që të kapte "kokën"

Droga në Durrës/ Eksperti i kriminalistikës: Policia u nxitua,

Studiuesi dhe eksperti i kriminalistikës, Fabian Zhilla ka folur mbi aksionin e policisë, ku u sekuestruan 613 kg kokainë me vlerë 180 milion euro. Për Zhillën, policia duhet të kishte pritur që të arrestonte ‘kokën’ e grupit kriminal dhe jo të mjaftohej me arrestimin e shoferëve.

Më tëj, ai ngriti alarmin se Shqipëria po kthehet në hambar të drogërave të forta, të cilat shpërndahen më pas në vendet e ndryshme europiane. 

“Kapja e kokainës mbase përbën lajm për një qytetar të  thjeshtë por jo për ne studiuesit që e kemi ngritur alarmin që Shqipëria po kthehet në një nga hambarët e kokainës dhe më pas shpërndahet në shtetet kryesore të Europës si në rastin konkret, Gjermania pastaj Britania e Madhe. Grupet shqiptare kanë arritur të krijojnë parcelat e tyre në Amerikën Latine.Ajo që vërehet është mënyra e transportit, që vinte nga portet e Belgjikës dhe Holandës, kalon në një rrjet tjetër që nuk ishte shumë i familjarizuar siç është Malta tregon se kemi të bëjmë me kartel të kokainës në Shqipëri, jemi përballë formave më të sofistikuara të ngritura”, pohoi Zhilla në emisionin ‘Ekopolitikë’ në Ora News.

Të fundit