Flash News

KRYESORE

Droga në ish-depot e shtetit në Përmet, thasët ishin me iniciale

Droga në ish-depot e shtetit në Përmet, thasët ishin me

TIRANE – Tre persona nga Tirana me aktivitet në biznese private dhe një nga Tepelena, po verifikohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronarë të mundshëm apo financues të kanabisit të gjetur në prill 2017, në tunelet e ish­rezervave të shtetit në Përmet. Në këtë zonë, gjatë aksionit “Pagri 2017”, u gjet në ish­depot e shtetit një sasi prej 12 tonë kanabis.

Bazuar në dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi në Përmet, por edhe referuar tabulateve telefonike të shtetasve të arrestuar, Prokuroria dyshon se tre sipërmarrës nga Tirana me aktivitet në pronësinë e lokaleve të ndryshme dhe pikave të basteve, mund të jenë financues të aktivitetit kriminal në Përmet.

Prokuroria për Krime të Rënda ka verifikuar se qeset dhe thasët e lëndës narkotike në Përmet kishin nga një shenjë dalluese, që mendohet se tregon edhe pronësinë e tyre. Panorama

Të fundit