Flash News

KRYESORE

Droga në makinën e Bashkisë së Roskovecit, reagon Majlinda Bufi: Mashtrimet e trillimet e portaleve

Droga në makinën e Bashkisë së Roskovecit, reagon Majlinda

Mbi lajmet se në makinën e Bashkisë së Reskovecit - me të cilën transportohej kryebashkiakja Majlinda Bufi - i gjet drogë, ka reaguar vetë kjo e fundit.

Ajo shkruan se këto lajme i konsideron mashtrime e trillime të portaleve dhe janë gënjeshtra e baltë e hedhur.

Reagimi i plotë:

Deklaratë!

-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit :

Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :

Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …

-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje.

Majlinda Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec

 

Të fundit