Flash News

KRYESORE

Droga-oriz/ Zbulohet një tjetër foto e oficerit Ardian Bega, gjatë hyrjes në port

Është zbuluar një tjetër foto e oficerit të sigurisë së portit, Ardian Bega, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Kuito” i cili u finalizua me sekuestrimin e 137 kg kokainë.

Në foton e siguruar nga Balkanëeb, shihet oficeri Bega, i cili mban të veshur uniformën e punonjësve në port.

Oficeri i sigurisë së Portit, Bega, i cili rezulton të ketë përdorur dokumentin e tij për të hyrë e dalë nga Porti, ka pranuar para hetuesve se ka njohje me Malindin dhe ishte pikërisht ai që i kërkoi të hapte kontenierët për të nxjerrë prej andej një ngarkesë.

Bashkë me Begën, policia ka arrestuar edhe Altin Mislihakën, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e avokatit shqiptar, Gentian Malindi, pasi të tre këta shtetas kanë rezultuar të jenë pritësit e kokainës.

Të fundit