Flash News

KRYESORE

Drogë, armë dhe municione, 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim

Drogë, armë dhe municione, 3 të arrestuar, një tjetër

Policia e Fierit ka sekuestruar 75.5 kilogramë kanabis, 1 pistoletë, 2 automjete, 5 aparate telefoni, 1000 euro dhe 100 franga franceze dhe ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë

-Skënder Vrenozi, 57 – vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier,

-Spartak Çeraj, 43 – vjeç, dhe

-Klaudio Hasaj, 32 – vjeç, të dy banues në lagjen “Perash” të Shkodrës.

Në një njoftim të sajin, policia sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “16 Prilli” në banesën e Skënder Vrenozi dhe në lokalin në pronësi të tij “Gentvis”, Patos , u gjetën dhe u sekuestruan 75.5 kg kanabis.

Gjatë operacionit, bashkë me Vrenozin, ishin edhe Spartak Çeraj dhe Klaudio Hasaj, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e djalit të 57 – vjeçarit Vrenozi, 31 – vjeçari E.Vrenozi u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë TT me 1 krëhër dhe 5 shekë. Ai u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

 

 

 

Të fundit