Flash News

KRYESORE

Drogë, armë dhe municione luftarake në banesë, pranga 41-vjeçarit

Drogë, armë dhe municione luftarake në banesë, pranga

Policia e Shkodrës ka sekuestruar sot armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore e municione luftarake dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Përmes operacionit të koduar "Nicaj", policia ka vënë në pranga poseduesin e tyre.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

1.L., 41 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e futur në një thes,

-600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive.

-3 fitila zjarrpërcjellës.

-3 kapsolla detonatore.

-1 granatë dore me gjithë ndezës.

-1 armë zjarri pushkë

-10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Të fundit