Flash News

KRYESORE

Drogë dhe armë në banesë, arrestohet nga policia vëllai i autorit të vrasjes

Drogë dhe armë në banesë, arrestohet nga policia vëllai

Policia Shkodër të vijim të operacionit për kapjen e shtetasit Artan Koçekut si autor i dyshuar i vrasjes së Angjelin Shkambit të ndodhur me datë 17 dhjetor u arrestua në flagrancë shtetasi: Klaudio Koçeku, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër, vëllai i autorit të ngjarjes.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe 2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten: 4 automatik model 56, 1 çifte, 1 pushkë snajper me dy fishekë, 6 krëhëra me fishekë model 56, 1 shkop gome, 2 palë pranga policie, 1 silinciator, 1 thikë dhe 60 fisheke çifte 12 mm, 1 peshore, 10 fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen egzaminimit balistik.

Të fundit