Flash News

KRYESORE

Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet gjyshja dhe mbesa shqiptare

Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet gjyshja dhe mbesa

Një gjyshe shqiptare 71-vjeçare si dhe mbesa e saj 21-vjeçare janë arrestuar nga policia italiane pasi në banesën e tyre është gjetur kokainë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti një sasi e madhe armësh dhe droge, që ishin nën kujdestarinë e dy femrave të arrestuara. Mësohet se në banesë janë sekuestruar  3 pushkë dhe 5 kg drogë, që arrinin vlerën prej rreth 100 mijë euro.

Gjithashtu, në një zgavër të krijuar posaçërisht në oxhak, janë gjetur dhe 4.35 kg heroinë, ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gr kokainë, një armë ajri e mbushur dhe një pushkë automatike e vjedhur, si dhe 8 gramë marijuanë.

Të fundit