Flash News

KRYESORE

Drogë drejt Greqisë, arrestohen dy të rinj

Drogë drejt Greqisë, arrestohen dy të rinj

Policia njofton se në saj të një operacioni të përbashkët me autoritetet greke u bë e mundur sekuestrimi i 46 kg kanabis si dhe arrestimi i dy personave.

Të arrestuarit janë dy të rinj, 23 dhe 25-vjeç, banues në Fier dhe Berat. ata u ndaluan nga policia greke në afërsi të kufirit mes dy vendeve.

Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil, ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek.

Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare Greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes shërbimeve tona dhe Policisë Greke është mbajtur nën vëzhgim lëvizja e tyre, ku është finalizuar me kapjen e tyre në vendin e quajtur “Koritiani Thesproti”, Igumenicë Greqi.

Të fundit