Flash News

KRYESORE

Drogë e kapur, reagon Berisha: Është 25 dhe jo 15 tonë!

Drogë e kapur, reagon Berisha: Është 25 dhe jo 15 tonë!

Menjëherë pas mega operacionit kundër trafikut të drogës, ku u sekuestrua jo pak, por 15.7 ton dorëg, Berisha ka sulmuar para pak minutash Çakon, teksa shkruan se “Haki droga u betohet policëve për kokën e Noriegës”, ndërsa shton se droga e sekuestruar është 25 tonë dhe jo 15. Gjithashtu, përmes postimit në Facebook, Berisha pretendon se droga u përket kushërinjve të Saimir Tahirit, të cilët u denoncuan nga klani Xhafa.

Ja postimi i Berishës:

“Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges!

Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa!

Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?!

Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Oficeri dixhital informon:

“Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk eshte 15 por 25 tonelata. Kjo droge eshte e klanit Habilaj, kushurijve te Sajmir Tahirit. Informacioni per drogen esht dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges, fale autoriteteve italiane, e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det.”

Të fundit