Flash News

KRYESORE

Drogë me autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani, arrestohen 3 trafikantët

Drogë me autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani, arrestohen 3

Arrestohen në pikën kufitare të Muriqanit tre persona, pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike përmes autobusit të linjës Shqipëri-Gjermani.

Dy të rinj dhe një 54-vjeçar u arrestuan, pasi kishin fshehur 23 kg kanabis sativa poshtë sedijes, por u zbuluan në kufi.

Njoftimi i plotë:

Policia kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Sekuestrohen 23 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi:

  1. K. 54 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa

Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. K. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Të fundit