Flash News

KRYESORE

Drogë në bagazhin e makinës, kapet një tjetër shqiptar në kufi me Greqinë

Drogë në bagazhin e makinës, kapet një tjetër shqiptar

Kapet një tjetër sasi lënde narkotike në kufirin grek me Shqipërinë. Policia greke ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi prej 113 kg 450 gram, lëndë narkotike e llojit marijuanë e fshehur në bagazhin e një makine, që rezultoi se i përkiste një shqiptari.

Sipas medieve greke, makina vinte nga Shqipëria dhe udhëtonte drejt Greqisë. Droga u zbulua në kufirin e gjelbër me Janinën, ndërsa shoferi i makinës, një shqiptar, u kap në Selanik pas ndjekjes nga policia greke.

Në pranga ka përfunduar një-28 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimi, u sekuestruan 18 pako drogë, automjeti dhe dy telefonë celularë.

Dy ditë më parë u kap një tjetër sasi droge, rreth 155 kg marijuanë dhe në pranga përfunduan tre shqiptarë në Kostur.

Po ashtu, në fillim të marsit edhe në Igumenicë u kap një tjetër sasi e madhe lënde narkotike e llojit kanabis sativa, rreth 450 kg drogë dhe u arrestua skafisti shqiptar. Operacioni ishte nga policia greke, por u sinjalizua nga ajo shqiptare.

Të fundit