Drogë në speca, sekuestrohet ngarkesa 2.3 milion dollarëshe

Policia e Kalifornisë ka sekuestruar rreth 400 kilogram mariuanë me vlerë 2.3 milion dollarë, në portin e San Diegos, raporton CBS Neës.

Mariuana ishte fshehur në një ngarkesë me speca dhe u zbulua nga qentë e antidrogës.

Kamioni me speca drejtohej nga një 37 vjeçar meksikan dhe ishte ngarkesa e dytë me sasi të madhe mariuane që ndalohej brenda pak ditësh.

Të martën autoritetet sekuestruan 4,800 kg marijuana që ishte fshehur në një ngarkesë me pjesë automjetesh ndërsa në muajin korrik, autoritetet sekuestruan rreth 20 tonë kokainë, me vlerë 1.3 miliardë dollarë në një anije mallrash.