Flash News

KRYESORE

Drogë nëpër shkolla, arrestohet adoleshenti dhe 31-vjeçari nga Lezha

Drogë nëpër shkolla, arrestohet adoleshenti dhe 31-vjeçari

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve adoleshent pasi dyshohet se trafikonin dhe shpërndanin lëndë narkotike nëpër shkollat e qytetit.

Në pranga sipas policisë ka rënë E.F. 16 vjeç, pasi u kap me një sasi prej 1 kg kanabis, si dhe Anton Koka, 31 vjeç.

“Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga informacione të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë.  Ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva , të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.

Gjithashtu , po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit Nr. 113 datë 04.04.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit : Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë. Veprat penale në ngarkim të tij , ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit