Flash News

KRYESORE

Drogë me WhatpsApp/ Arrestohen në flagrancë dy shqiptarët

Drogë me WhatpsApp/ Arrestohen në flagrancë dy shqiptarët

Dy të rinj shqiptarë dhe një femër italiane janë arrestuar nga policia italiane si pjesë e një bande që shpërndante kokainë në Vicenza janë vënë në pranga ditën e sotme në provincën e Stangas.

33 vjeçarja italiane, Luisa Santini ishte pronare e një lokali në Vicenza së bashku me 24 vjeçarin shqiptar, Xhuljo Aliaj i cili ishte kreu i grupit, kishin organizuar një rrjet të mirfilltë të shpërndarjes së drogës në këtë zonë.

Ndërsa, i arrestuari tjetër Sokol Haderaj merrej me sigurimin e kokainës. Sipas autoriteteve italiane, ai e merrte drogën me makinë në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se klientët iu shkruanin mesazhe të koduara në Ëhatsapp dhe më pas ua dërgonin drogën në banesat e tyre.

Autoritetet arritën të sekuestronin në momentin e arrestimit një kilogram kokainë si dhe 5000 euro. Sipas mediave, fitimet e grupit kriminal kanë shkuar deri në 200 mijë euro.

Hetimi për tre personat ka nisur që prej vitit 2016 ku autoritete kishin arrestuar një klient të tyre dhe më pas kishin identifikuar edhe klientë të tjerë gjë që i ndihmoi hetuesit të binin në gjurmët e këtij grupi kriminal.

Të fundit