Flash News

KRYESORE

Drogon luanët dhe tenton t’i transportojë me valixhe, arrestohet autori në aeroportin e Kajros

Drogon luanët dhe tenton t’i transportojë me valixhe, arrestohet

Një shtetas kuvajtian është ndaluar në aeroportin e Kajros në Egjipt pasi kontrollorët e aeroportit e kapën shtetasin në fjalë me dy këlysh luani të cilët i kishte droguar dhe po tentonte t’i transportonte me valixhe.

Kuvajtiani u ndalua nga autoritetet e aeroportit për të  kontrabanduar këlyshët e luanit të cilët i kishte vendosur nën anestezi në mënyrë që ata të mos reagonin.

Për burrin në fjalë po kryen proceduarat ligjore dhe mësohet se ai ka deklaruar se nuk e dinte që një ishte e ndalur të bëje transportin e kafshëve në atë mënyrë.

Shtetasi nga Kuvajti u arrestua nga policia, ndërsa këlyshët e luanit u dërguan në kopshtin zoologjik të Gizës.

Të fundit