Flash News

KRYESORE

Dua Lipa anulon koncertin në Abu Dhabi

Dua Lipa anulon koncertin në Abu Dhabi

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka anuluar koncertin e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo pritej të zhvillonte një koncert në Abu Dhabi, por është detyruar ta anulojë për shkak të motit të keq.

Organizatorët e koncertit kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale shkakun e këtij vendimi, i cili do të mbahej mbrëmjen e djeshme.

“Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi e kemi anuluar koncertin e Dua Lipës në Louvre Abu Dhabi këtë mbrëmje (e diel). Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e Louvre Abu Dhabi në Twitter.

Më tej thuhet se ata që i kanë biletat duhet t’i mbajnë deri në një njoftim tjetër.

Të fundit