Flash News

KRYESORE

Dua Lipa bën firmën e njohur "Yves Saint Laurent" të flasë shqip

Dua Lipa bën firmën e njohur "Yves Saint Laurent" të
Dua Lipa ka publikuar sot bashkëpunimin e rëndësishëm me brandin "Yves Saint Laurent". Këngëtarja shqiptare do të jetë imazhi i parfumit që do të mbajë emrin "Libre", që do të thotë 'i lirë'. Faqja zyrtare e "Yves Saint Laurent" ka publikuar një video në Instagram ku shkruan emrin "Libre" në disa gjuhë të botës, përfshirë dhe gjuhën shqipe. Sigurisht, për këtë zgjedhje ka pasur një impakt të rëndësishëm Dua, duke qenë se tashmë origjina e këngëtares njihet botërisht.  Kjo video është komentuar menjëherë nga shqiptarët, të cilët shprehin gëzimin e tyre për këtë fakt dhe komplimentojnë Duan që po bën kaq shumë për imazhin e shqiptarëve në botë. Dua Lipa do të kthehet në Kosovë këto ditë, ku edhe do të performojë në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë.
 
View this post on Instagram
 

INTRODUCING THE NEW SCENT OF FREEDOM: #LIBRE @dualipa #yslbeauty #iamlibre #dualipa

A post shared by YSL Beauty Official (@yslbeauty) on

 
View this post on Instagram
 

So proud to finally reveal to you LIBRE the new fragrance of freedom by Yves Saint Laurent Beauty @yslbeauty #IamLibre

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Të fundit