Flash News

KRYESORE

Dua Lipa çon të dashurin në darkë me prindërit

Tashmë lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid është bërë zyrtare edhe mes dy familjeve. Edhe pse familja Lipa kishte marrëdhënie shumë të mira me ish-të dashurin e Duas, Isaac –të cilin vazhdojnë dhe e ndjekin në rrjete sociale – nuk ja kanë prishur qejfin Duas në marrëdhënien e re.

Familja e ka suportuar dhe Dua është shumë e lumtur me vëllanë e motrave Hadid. Mbrëmë, Dukagjini dhe Anesa, prindërit e Duas, kanë festuar 25-vjetorin e martesës dhe

Dua ka shkuar bashkë me Anwar në darkën familjare.

E veshur me një palë pantallona të kuqe të kombinuar me një bluzë të zezë, një xhaketë nga Balanciaga të hedhur mbi supe dhe një palë këpucë nga marka “Bottega Veneta”, me vlerë 905 dollarë, Dua ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Të fundit