Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Dua Lipa dhe Bebe Rexhe nominohen në "VMA", Rita Ora jashtë listës
Është shpallur lista e plotë e nominmeve të “MTV Video Music Aëards” dhe Bebe Rexha e Dua Lipa janë nominuar sërish, por kësaj radhe në vetëm në një kategori.
Bëhet fjalë për kategorinë "Best Dance", ku Bebe Rexha është nominuar me dy këngët e saj, “Call you mine” dhe “Say my name”, ndërsa Dua me këngën “Electricity”. Ndërsa Rita Ora nuk është nominuar sërish as këtë vit.
Këngëtaret me më shumë nominime janë Ariana Grande dhe Taylor Swift, me nga 10 të tilla, secila. Pas tyre vijnë emrat më të rinj të muzikës Billie Elish dhe Lil Nas, respektivisht me 9 dhe 8 nominime në kategori të ndryshme.
Duke nisur që nga dita e sotme, fanat e këngëtarëve kanë mundësinë të votojnë në faqen ‘online’ të “MTV VMA” për 14 kategori. Eventi i muzikës do të drejtohet nga Sebastian Maniscalo në New Jersey.