Flash News

KRYESORE

Dua Lipa e sëmurë, ndërpret koncertin: Mendova se mund ta përballoja, por ishte e dhimbshme

Këngëtarja Dua Lipa nuk ndihet mirë nga gjendja shëndetësore, për këtë arsye është detyruar që të anulojë koncertin e saj.

Në një postim në  Instastory, Dua ka shpjeguar se prej disa ditësh është duke kaluar një infeksion në vesh, i cili i shkakton shumë dhimbje.

Ajo i ka kërkuar falje fansave të saj duke theksuar se po përpiqet të organizojë  një tjetër koncert.

“Më vjen shumë keq që mu desh të ndërprisja shfaqjen e sotme. Prej disa ditësh po kaloj një infeskion në vesh. Mendova se mund ta përballoja por ishte kaq e dhimbshme dhe më këshilluan se në qoftë se do të vazhdoja mund të kisha dëmtime të përhershme në veshët e mi. Ndihem shumë keq që ju kam zhgënjyer. Doja shumë të performoja për ju. Ju lutem mbajini biletat tuaja, po përpiqem ta planifikoj sërish këtë shfaqe. Ju dua”-shkruan Dua.

Të fundit