Flash News

KRYESORE

Dua Lipa është instruktorja e ëndrrave tuaja në videon e saj të re "Physical"

Dua Lipa është një nga këngëtaret që i kushton shumë vëmendje aktivitetit fizik dhe nëse të gjithë jemi shumë kureshtar për vrimat e saj në muskujt e barkut, është momenti që të stërvitemi bashkë me të.

Dhe... të djersijmë.

Dua Lipa është instruktorja juaj e re që do t`ju bëjë të djersini në klipin e saj që ka publikuar "Let's Get Physical Work Out Video". Nëse e kujtoni, këngëtarja me origjinë shqiptare, në fund të janarit ndau me fansat e saj një pjesë vizuale me shumë ngjyra të kësaj kënge.

Tani është rikthyer sërish me një ton të lartë oktani në bazën "retro" që nëse e ripërsërisni atë 6 herë, ju jep 30 minutat e stërvitjes që ju duhen sot.

"Hej, unë jam Dua Lipa dhe sot do të jem intruktorja juaj sot", thotë këngëtarja në fillim të videos para se të fillojë argëtimi. E veshur me një trupore aerobike që shkruan "Physical", ajo është vetë thelbi i fitnesit.

Pasi kalon ushtrimet e frymëmarrjes, klipi vazhdon me prezantimin e balerinëve të saj që kanë emrat më të lezetshëm të "shkollës ë vjetër" (pra rikthim në kohë, nostalgjia), si "Ginger Snap" dhe "Good Ol`Steve".

Në klipin e ri të Duas që ka rreth 3 milionë klikime dhe ka vetëm një ditë është publikuar, si fillim ka një "ngrohje" me lëvizje të ngadalta për tu "zhytur" më pas në një stërvitje të mirëfilltë.

Në fund të fundit po dëgjojmë "Physical" kështu që gjendja shpirtërore tashmë është elektrike. Pas ngrohjes, gjërat marrin një ritëm të shpejtë dhe të gjithë fillojnë duke bërë lëvizjet si të Duas "The Crybaby" dhe "The Fonda".

Pasi të keni marrë pak ujë për t`u qetësuar dhe duke bërë shtrirje përfundimtare, rutinës i erdhi fundi.

Është koha të bëni dush dhe të merrni frymë pas këtij klipi intensiv.

"Physical" është pjesë e albumit të ardhshëm yë Lipës "Future Nostalgia" i cili do të publikohet me 3 prill. Kënga e parë që lançoi nga ky album është "Don`t Start Now" i cili ka rezultuar një sukses për këngëtaren.

Bashkohuni me rutinën e stërvitjes së Duas në videon e saj të re "Let's Get Physical Work Out Video":

Të fundit