Flash News

KRYESORE

Dua Lipa fillon përgatitjet e para për "Sunny Hill Festival"

Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa i cili është dhe drejtori i fondacionit "Sunny Hill Festival" po përdorin të gjitha mundësitë dhe kontaktet për të promovuar emrin e Kosovës kudo në botë.

Një nga këto është dhe "Sunny Hill Festival", i cili për të tretin vit radhazi mbledh emrat më të njohur të muzikës në Prishtinë.

Këtë vit edhe më i fuqishëm. Emra si Miley Cyrus, Calvin Harris, Njomza, Gashi e shumë e shumë muzikantë të tjerë do të performojnë për trë ditë në skenën e "Sunny Hill Festival".

Për Dua Lipën kjo ka një rëndësi të veçantë sepse rikthehet pas një viti për të kënduar në vendin e saj të origjinës. Ajo ka filluar dhe përgatitjet e para në pamjen e jashtë, të cilat i ka ndarë dhe me fansat. Ajo ka bërë thonjtë me ngjyrat e festivalit dhe ku shkruan dhe "Sunny Hill `19".

Gjithashtu, ajo ka ndarë dhe në bisedë me të atin dhe një video ku paralajmëron se për tre ditë do shihen në Prishtinë.

Të fundit