Flash News

KRYESORE

Dua Lipa fiton çmim në Brit Awards, por vëmendjen e merr babai i saj

Dua Lipa fiton çmim në Brit Awards, por vëmendjen e merr babai

Dua Lipa ka shkëlqyer në skenë, por vëmendjen e mori babai i saj në Brit Awards. Mediat botërore kanë shkruar për Dukagjin Lipën dhe pjesëmarrjen e tij në evenimentin britanik.

“Babai i Dua Lipës merr vëmendjen në spektaklin Brit Awards”, kështu shkruhet në artikullin e ‘Daily Mail’, kushtuar paraqitjes së Dukagjin Lipës në ceremoninë britanike të ndarjes së çmimeve muzikore.

Revista amerikane ‘People’ e ka titulluar kështu artikullin e vet: “Babai shumë atraktiv i Dua Lipës tërhoqi vëmendjen në Brit Awards”.

Shumë elegant dhe me një kostum të zi, babai i këngetares së famshme ka marrë shumë komente dhe pëlqime edhe në Intagram, teksa ka postuar foto nga eventi.

Të fundit