Flash News

KRYESORE

Dua Lipa jep detaje për albumin e ri: Më frymëzojnë vetëm ngjarjet e dhimbshme

Dua Lipa jep detaje për albumin e ri: Më frymëzojnë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka folur mbi detajet e albumit të saj më të ri që do të dalë së shpejti në treg.

Së fundmi në një intervistë për “GQ”, Dua është shprehur se albumi ka këngë ritmike por më së shumti mbizotërojnë  këngët ‘e trishta’ me temë, ndarjet apo gjendjet e rënduara emocionale.

Ajo gjithashtu ka thënë se e frymëzojnë më shumë ngjarjet e dhimbshme dhe jo ato të lumtura.

“Ky album ka këngë ritmike. Të gjithë mund të kërcejnë me to. Por shumica e këngëve janë për ndarjet, trishtimin dhe për gjendje të rënduara emocionale. Duket shumë e çuditshme, por mua më frymëzojnë vetëm ngjarjet e dhimbshme, jo ato të lumturat”, është shprehur këngëtarja.

Të fundit