Flash News

KRYESORE

Dua Lipa kërcënohet me vdekje: Shpresojnë që unë të vdes

Dua Lipa kërcënohet me vdekje: Shpresojnë që unë

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka rrëfyer se është kërcënuar me vdekje nga disa fansa të Taylor Swift, pasi ajo kishte zgjedhur rreperin Kanye West dhe jo atë.

Sipas revistës ‘Rolling Stone’, Dua ka zbuluar në një intervistë se ka marrë mesazh kërcënuese ku i thuhej se e donin të vdekur.

 “Ata më kanë dërguar ‘emoji’ gjarpërinjsh për tre ditë me radhë. Më thoshin se shpresojnë që unë të vdes. Unë thjeshtë nuk kam thënë asgjë”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se kurrë nuk kishte menduar se ka mosmarrëveshje mes dy këngëtarëve kur i ishte kërkuar që të zgjedh mes tyre.

 “As që kam menduar për grindjet e tyre. Kam menduar për muzikën e tyre dhe Taylor është mahnitëse, por jam një fanse e hip-hopit sa e zgjedh Kanye para të gjithëve” është shprehur ajo.

Dua ka pasur gjithmonë raporte mjaft të mira me Taylor para se të ndodhte kjo, pasi kishte veshur edhe një bluzë e cila reklamonte turneun botërorë të Taylor Swift.

Të fundit