Flash News

KRYESORE

Dua Lipa, miliarderja e ardhshme

Dua Lipa, miliarderja e ardhshme
Dua Lipa ka dyfishuar pasurinë e saj dhe për momentin pasuria që këngëtarja nga Prishtina ka vlen 25 milionë paunëd. Ylli i popit, nuk ka të ndalur dhe këto dy muaj ka thyer shumë rekorde muzikore duke u kthyer në një nga artistet më të dëgjuara. Sipas “The Sun”, 24 vjeçarja ka bërë gati dokumentet për të regjistruar emrin e saj duke filluar nga rrobat dhe kozmetika, deri te lojërat kompjuterike, librat dhe madje edhe pajisjet e kuzhinës.

“Dua e di që tani është një ndër më të kërkuarat, dhe mund të bëjë pasuri të madhe,”- ka thënë burimi për “The Sun”.

Avokatët e këngëtares me origjinë shqiptare kanë parashtruar kërkesa për të mbrojtur emrin e saj në të gjithë botën, përfshirë SHBA, Kanada, Evropë, Australi, Izrael dhe Azi.

Të fundit