Flash News

KRYESORE

Dua Lipa në 'pozicion sulmues', ironi me veshjen e Rita Orës në koncertin e Prishtinës

Jo vetëm me Bebe Rexhen por Dua Lipa si duket nuk duron dot as Rita Orën. Nuk dihet nëse kjo është ‘urrejtje’ profesionale apo i ka rrënjët diku tjetër. Dihet se këngëtarja me origjinë shqiptare nuk i ka shumë të mira marrdhëniet me dy këngëtaret e tjera po ashtu me të njejtën origjinë, Ritën dhe Beben.

Nëse Rita dhe Bebe janë mikesha shumë të mira dhe madje e mbështesin fort njëra-tjetren, Lipa jo vetëm që nuk shoqërohet me to por edhe i “sulmon”. Siç ka ndodhur në rastin e fundit ku ka ironizuar Ritën nëpërmjet një postimi në InstaStory, sa i përket veshjës së kësaj të fundit në koncertin e Prishtinës për Pavarësinë e Kosovës.

Dua ka publikuar një foto të Borat me veshjen e tij të famshme, dhe duket si një kunj për kostumin e Ritës në Prishtinë. Nuk dihet se çfarë nuk shkon mirë mes vajzave, pasi edhe Rita kur u pyet në konferencën për shtyp në Kosovë, se a do të bashkëpunonte ndonjëherë me Dua Lipën, e anashkaloi si pyetje.

Megjithatë Rita ka pranuar të bëjë koncertin falas e ndërsa Dua nuk ka pranuar ta bëjë këtë pa pagesë.

Të fundit