Flash News

KRYESORE

Dua Lipa nervoze për albumin e ri, ja çfarë i tha BBC

Dua Lipa ndjehet e nervozuar për albumin e ri në tapetin e kuq të Nordoff Robins' Silver Clef Awards ku fitoi çmimin ‘best female’.

“Jam shumë e lumtur dhe jam shumë nervoze.”-tha Dua për BBC.

Gjatë intervistë këngëtarja tha se që nga publikimi i albumit të saj debutues në 2017, ka një ide më të qartë se çfarë mesazhi dëshiron të përcjellë me anë të muzikës së saj.

“Tani kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë,"-shtoi Dua. “Me muzikën, dua të sigurohem që fansat të jenë një hapësirë të sigurtë ku mund të vijnë për të dëgjuar muzikë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për mua.”

Datën e publikimit të albumit, Dua e la sekret.

Të fundit