Flash News

KRYESORE

Dua Lipa poston simbolin e shqiponjës: “Ndihem shumë krenare”

Dua Lipa prej dy ditësh ndodhet në Prishtinë dhe sot do të performojë në ‘Sunny Hill Festival’. Ndërkohë ajo është vlerësuar me “Çelësin e qytetit” nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. Në një nga fotot që këngëtarja ka postuar në Instagram, ajo shihet duke bërë simbolin e shqiponjës bashkë me Ahmetin. Ndërkohë, fotot i ka shoqëruar me shkrimin: “Ndihem shumë krenarë që mund të kontribojmë për ardhmerinë e rinise, kultures dhe arteve permes @sunnyhillfoundation dhe @sunnyhillfestival dhe të kemi edhe shume sende ttjera për të cilat mburremi me vendin tonë .”

Të fundit