Flash News

KRYESORE

Dua Lipa prezantohet si shqiptare në emisionin me ndikim në SHBA

Dua Lipa prezantohet si shqiptare në emisionin me ndikim në SHBA

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa është prezantuar si shqiptare në emisionin amerikan “Saturday Night Live”.

Në një video të shkurtër promovuese të emisionit, Dua tregon se ka prejardhje shqiptare kur e pyet i ftuari tjetër, Pete Davidson.

E pyetur nga Pete nëse ajo është angeleze dhe prindërit e saj janë shqiptar, Dua është përgjigjur: “Po, kjo është korrekte”.

“SNL” ka nisur transmetimin që në vitin 1975 në televizionin ‘NBC’ dhe që prej atëhere është nominuar 231 herë për çmimet ‘Emmy’, duke fituar 64 herë. Ky emision ka gjithashtu ndikim të madh politik te amerikanët, kryesisht gjatë fushatave elektorale. 

Të fundit