Flash News

KRYESORE

Dua Lipa publikon ‘IDGAF’ në frëngjisht, paralajmëron bashkëpunimin me Maitre Gims

Dua Lipa publikon ‘IDGAF’ në frëngjisht, paralajmëron

“Dëshira juaj është urdhër për mua”, kështu e nis Dua Lipa njoftimin për publikimin e ‘IDGAF’ në frëngjisht. Hiti i këngëtares me origjinë shqiptare në gjuhën franceze ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave nga e gjithë bota, ndërkohë që në Francë është një prej këngëve që po dëgjohet më shumë në ‘Youtube’.

“Për të gjithë dashuritë e mia franceze, sapo kam regjistruar një version të IDGAF ku këndoj në frëngjisht”, shkruan Dua.

Dua Lipa njofton se për ‘IDGAF’ ekziston gjithashtu një version tjetër ku ajo këndon së bashku me reperin francez, Maitre Gims.

“Është gjithashtu një version me Maitre Gims, reperi im i preferuar. Shpresoj se do e këndoj së shpejti”, shprehet këngëtarja shqiptare.

Të fundit