Flash News

KRYESORE

Dua Lipa publikon këngën e re dhe ngjitet në vendin e parë në ‘Youtube’; ‘New Rules’ drejt shifrës 1 miliard

Viti 2018 ka nisur në mënyrën më fantastike për karrierën e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa. “IDGAF” është kënga e re që Dua ka publikuar dhe pa mbushur ende 24 orë ajo ka arritur të sigurojë më shumë se 5 milionë shikime në ‘Youtube’. Gjiganti mediatik i muzikës në internet njoftoi mbrëmjen e djeshme se video e “IDGAF” arriti në vend të parë sa i përket shpërndarjes dhe shikueshmërisë në një kohë të shkurtër në të gjithë botën. Dje dhe sot, kënga e Duas ka qenë në ‘Top 10’ në Youtube, ndërsa po ngjit me shpejtësi klasifikimet botërore. Ky është suksesi i radhës për Dua Lipën, pas videos së ‘New Rules’, e cila deri më tani ka gati 900 milionë shikime në ‘Youtube’, shumë pranë shifrës 1 miliard. Sa i përket ‘IDGAF’, të gjitha mediat e huaja i kanë kushtuar një hapësirë të madhe duke vlerësuar punën e këngëtares shqiptare.  

Të fundit