Flash News

KRYESORE

Dua Lipa shënon një tjetër rekord…

Dua Lipa shënon një tjetër rekord…

Mesa duket suksesi tashmë po flet vetëm me emrin e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Pas renditjes në vendin e parë në top listën e këngëve më të dëgjuara, tashmë vjen një tjetër sukses për Duan.

Ajo kësaj here me këngën “New Rule”, ngjitet në vendin e parë në top listat e kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar, me këtë rast i jep fund një mungese të gjatë solo artisteve femra qe ngjiten ne majat e top listave. Kjo e bën Duan artisten e parë femër që ngjitet në këtë pozitë pas dy vitesh, që nga koha kur kënga “Hello” e Adeles, kishte marre vendin e parë në tetor të vitit 2015.

Dua përmes “Official Cgarts.Com”, ka thënë: “Faleminderit shumë që keni mbështetur “New Rules”. Ne jemi zyrtarisht numri 1, faleminderit që e keni shpërndarë këngën time me miqtë tuaj, që e keni dëgjuar dhe që e keni shkarkuar atë. Ju dua shumë dhe kjo do të thotë shumë për mua”. 

 

Të fundit