Flash News

KRYESORE

Dua Lipa sukses historik – edhe pse nga karantina

Dua Lipa sukses historik – edhe pse nga karantina
Dua Lipa vetëm para disa ditësh ka publikuar albumin e saj më të ri “Future Nostalgia”. Megjithëse kishte punuar shumë për këtë album, Duan e shoqëruan disa “probleme”. I pari ishte karantina dhe koronavirusi (gjë që i  ka shkaktuar problem pjesës dërmuese të njerëzimit në të gjithë botën) dhe problemi i dytë ishte se albumi u publikua para kohe në mënyrë ilegale. Për këtë arsye, Dua vendosi ta publikonte “Future Nostalgia” para datës së caktuar dhe për këtë ajo u ndje shumë keq madje në një live me fansat në Instagram ajo filloi të qante duke thënë se ndihej shumë keq që të lëshonte e publikonte muzikë në një moment kur bota po vuan dhe njerëz po vdesin. Megjithatë, edhe pse u publikua nga karantinë dhe po dëgjohet në karantinë, albumi “Future Nostalgia” ka arritur një sukses historik. Albumi i publikuar me 27 mars ka arritur të rankohet i pari, rezultati më i mirë pas albumit të saj të parë i cili ia doli të jetë i treti.

Të fundit