Flash News

KRYESORE

Dua Lipa thyen çdo parashikim me “New Rules”, Billboard: Është princesha e ‘dark-pop’

Dua Lipa ka thyer çdo parashikim me këngën e saj të re, ‘New Rules’. Kënga e re është vlerësuar shumë nga mediat, ndërsa në ‘Youtube’ është video e 12-të më e shikuar brenda 24 orësh.

Deri më tani ‘New Rules’ ka gati dy milionë shikime në kanalin muzikor në internet.

Daily Mail, Rollingstone apo Billboard kanë dhënë vlerësime maksimale për Duan, duke e quajtur madje princesha britanike e ‘dark-pop’.

Video e re është realizuar nga Henry Schofield, i cili ka punuar me këngëtaren shqiptare edhe për videoklipin e “Lost in your mind”.

 

Të fundit