Flash News

KRYESORE

Dua Lipa triumfon sërish, artisja më e mirë britanike

Dua Lipa triumfon sërish, artisja më e mirë britanike
Mbrëmë në ndarjen e çmimeve "Global" në Londër, përveç parakalimit të yjeve në tapetin blu, janë ndarë dhe çmime të rëndësishme ku atë më të veçantin e mori artistja me origjinë shqiptare: Dua Lipa. Dua ka rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjithë kësaj kohe. “Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjueseve dhe kujtdo në “Global” që votoi dhe mbështeti muzikën time. Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale.”

Të fundit