Flash News

KRYESORE

Dua Lipa u shfaq mbrëmë kuq e zi, sa kushtoi veshja e këngëtares

Dua Lipa petformoi mbrëmë në koncertin “Sunny Hill” hitet e saj më të mira, duke elektrizuar kështu të gjithë Prishtinën.

Veshja e saj, ishte një nga elementët më të komentuar. Ajo u shfaq kuq e zi, duke surprizyar fansat e saj, si simbol i patriotizmit shqiptar.

Por, sa kushtoi veshja e Duas? Sipas faqes së njohur “Whattheywearin” veshja e këngëtares ka kushtuar jo më shumë e as më pak se 640 euro.

Në fund të koncertit, Dua përshëndeti dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët, duke bërë simbolin e shqiponjës.

Të fundit