Flash News

KRYESORE

Dua Lipa uron 10 vjetorin e pavarësisë, njofton një surprizë për Kosovën

Dua Lipa uron 10 vjetorin e pavarësisë, njofton një surprizë

Dua Lipa ka zgjedhur një moment nga video e saj më e fundit, "IDGAF”, për të uruar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtar ka publikuar një foto të sajën, me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo njofton se gjatë këtij këtë viti do të jetë në Kosovë, ndoshta për të performuar përpara publikut shqiptar.

“Urime t’gjthve 10 vjetorin e pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë pervjetore së bashku. Kaloni sa ma mirë në këto ditë të festës. Jom shume krenarë që jom Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, shkruan Dua.

Këngëtarja u ftua së fundmi për të qenë pjesë e festimeve të 10 vjetorit, së bashku me Rita Orën, por agjenda e paracaktuar nuk ia mundësoi pjesëmarrjen.

Të tjera nga 10 vjetori i Pavarësisë:

10 vjet Pavarësi; ‘Newborn’në Prishtinë merr pamjen e re

Shqetësime shtetërore apo hatërmbetje personale? Tallja e Ramës dhe Haradinajt kritikohet në Prishtinë dhe Tiranë

Të fundit