Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Alma Shiba
Përballë një statistike sezoni zgjedhor ku gjithçka buzëqesh, mundohem të shoh një realitet paradoksal që ka vënë kujën. Rrugët e Tiranës në mëngjes i shoh plot me makina, ndërsa trotuaret thuajse bosh. Ato të paktë kalimtarë të mëngjesit janë nxënës shkolle, fëmijë të shoqëruar nga prindër shtëpiakë, të punësuar sezonalë që vrapojnë të mos humbin "punën e rënë për hise". Optimistët që numërojnë lutjet për një mundësi të mirë, e shohin rrugën përtej xhamit të një kafeneje ku lëpijnë nga luga e vogël sheqerin e vetëm që ju ofron dita.
"Dua punë"!
THIRRJA më njerëzore e një brezi që gjen mijëra mundësi e sfidon edhe më shumë të tjera pamundësi për t'u arsimuar e në fund vazhdon të thërrasë DUA PUNË.
Duhen profesionistë, hakërrehet politika dhe në këtë mënyrë nuk i lë shans asnjë të riu të bëhet i tillë. Një i ri 23 vjeçar i arsimuar jo vetëm që nuk është profesionist por humb besimin për të qenë i tillë për aq kohë sa në CV-në e tij i kërkohet eksperienca në punë. Të ardhmes siç i kemi thënë, i strukturojmë të tashmen duke i injektuar doza parazitizmi. I presim krahët, i heqim shpresën ...e detyrojmë të flejë gjumë.
Çuditeni? Besoj jo! Mëngjesi i tyre nis pas orës 13:00. E duan një kafe mbushur me sheqer që të ëmbëlsojnë zhgënjimet e një dite më parë.
Pas orës 13:00 nis përballja me realitetin. Në dorë CV-ja që aq shumë e kanë përdorur sa kanë nisur ti thonë VC (WC). Nis "Dua punë" dhe Luli i vocërr të mishërohet në fytyrën që nuk lyp bukë por punë që të ketë "bukë".
Përtej një posti, një vendi pune, një rehatie profesionale, askush nuk ia di hallin një njeriu të shkolluar që kërkon punë. Madje as atij që s'mundi të shkollohej por punën e do sepse do të jetojë.
"Dua punë" e mendojnë si ngacmim politik, si pozicionim partiak.
JO! Është thirrje njerëzore. Puna është veprimtari njerëzore e si e tillë i takon njeriut, të riut edhe të vjetrit.
Nuk mund t'i themi dembel asnjë njeriu që i hanë duart për punë. Nuk mund të gjykojmë as kafenetë plot me të rinj. Nuk mund të etiketojmë as pretendimin për të punuar fort e me pagë të mirë të njerëzve. Duhet menduar mirë përse po na ikin njerëzit nga shtëpia...
Duhet menduar mirë përpara se të qeshim përballë thirrjes "Dua punë"!
Është njëlloj si të të kërkojnë ndihmë që ju kërcënohet jeta e ne vetëm të kthejmë kurrizin.
Lutem, mos qesh përballë kësaj thirrje!
Në botën e civilizuar puna i thërret njerëzit, ndërsa në Shqipëri njerëzit e thërrasin punën si të vetmen mundësi për t'iu kthyer burrëria e humbur nga xhepat bosh dhe zemra edhe më bosh.