Flash News

KRYESORE

“Dua që fëmijët e mi të jenë gay”, deklarata e papritur këngëtarit të famshëm

Një nga këngëtarët më seksi në botë Ricky Martin, zhgënjeu shumë fanse femra ën botë kur pranoi disa vite më parë se ishte gay.  Disa kohë më parë Martin është shprehur se është me fat që është një burrë gay dhe  këtë deklaratë ai e ka komentuar së fundmi në një intervistë në emisionin “Popcorn with Peter Travers”, ku bëri një tjetër deklaratë publike që ka ngjallur shumë reagim.

“Dëgjo, më lër ta shpjegoj kështu. Fëmijët e mi janë ende të vegjël, por do të doja që ata të ishin gay,”- është shprehur këngëtari,  i cili është baba i dy djemve, binjakë.

“Është diçka speciale. Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani që s’më duhet të fsheh asgjë… Shoh ngjyra. Dhe pastaj sheh ylberin… Do të doja të dilja sërish të pranoja se jam gay, sepse ishte një ndjesi e mrekullueshme,”-ka deklaruar Ricky.

Të fundit