Flash News

KRYESORE

 “Dua t’i tërheq veshin kryetarit të bashkisë së LSI”, deklarata e fortë e deputetit të zonës

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka tërhequr vëmendjen kreut të bashkisë së Cërrikut, njëherësh përfaqësues i LSI, pasi sipas tij e shpenzon një pjesë të mirë të buxhetit me paga të punonjësve. Sipas Ballës, në një postim në facebook, punonjësit e tij janë militantë partie. Deklarata e Ballës erdhi gjatë turit të llogaridhënies në këtë qytet, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët.

“Dua t’i tërheq veshin Kryetarit të Bashkisë Cërrik jo pse është i LSI-së, sepse aty ku është zgjedhur ka marrë mbështetjen tonë tre vite më parë, mbështetjen e shumicës së popullit të Cërrikut. Dhe ne duam të bashkëpunojmë në shërbim të popullit të shkëlqyer të Cërrikut. Por, dua t’i kujtoj se reforma administrative territoriale nuk u bë për të fryrë administratën e Bashkisë me militantë partie, por për ta reduktuar atë nga njerëz që rrinë gjithë ditën kot e që marrin rrogën në bashki pa bërë asnjë punë. Fakti që bashkia e Cërrikut e harxhon buxhetin e vet në pjesën më të madhe për paga, i ul kësaj Bashkie kapacitetin konkurrues dhe bashkëfinancues me fondin e zhvillimit të rajoneve, ku bashkëfinancimi është një kriter themelor”, u shpreha në përgjigje të pyetjeve të disa banorëve, të cilët denoncuan raste flagrante në administratën e Bashkisë Cërrik”, shkruan Balla në rrjetet sociale për kryebashkiakun, Altin Toska.

 

Të fundit